
Koreja e Veriut është e gatshme të flasë për heqjen e armëve bërthamore, por vetëm nëse siguria e saj mund të garantohet.
Këto deklarata janë bërë nga Korea e Jugut, që thotë se çështja u ngrit kur zyrtarët e saj u takuan me udhëheqësin e Veriut, Kim Jong-un, në Penian të hënën, në një vizite të rrallë në vendin komunist.
Ata thanë se lideri i veriut Kim ishte gjithashtu i hapur ndaj bisedimeve të SHBA.-së, dhe do të ndalonte testimin e armëve, raporton BBC.
Në programet e mëparshme për të ndalur ambicjet e saj bërthamore, Veriu nuk ka arritur të mbajë premtimet e veta.
"Krerët e Koresë së Veriut dhe të Jugut gjithashtu kanë rënë dakord të takohen në një samit muajin e ardhshëm", thotë i dërguari i Seulit.
Ky do të jetë takimi i parë i tillë për më shumë se një dekadë dhe i pari që kur Kim Jong-un mori pushtetin në Korenë e Veriut.
Kim dhe Presidenti i Koresë së Jugut Hwn Jae-in do të takohen në kufirin e fortifikuar rëndë muajin e ardhshëm, në fshatin e armëpushimit të Panmunjom. Vendet gjithashtu ranë dakord të hapnin një linjë telefonike mes liderëve.
Gjatë gjithë Lojrave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, të dy vendet arritën një ton miqësor, duke dërguar atletë për të konkurruar në një ekip të përbashkët dhe për të mbajtur bisedime.
Por SHBA-të pohuan se gjestet e Koresë së Veriut të afrimit do të mbanin pak peshë pa një angazhim për armët bërthamore, veçanërisht pas testeve bërthamore dhe raketore të vitit të kaluar të kryer nga veriu.
Delegacioni i Koresë së Jugut pritet të vizitojë Uashingtonin më vonë këtë javë për të njoftuar zyrtarët e SHBA për bisedimet e tyre në veri.
Agjencia e lajmeve KCNA e Veriut tha se Kim kishte i kishte mirëpritur ngrohtësisht delegatët dhe kishte një bisedë të hapur me ta.
Ata thanë se darka u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë që tejkalonte ndjenjat patriotike.
Megjithatë, disa kritikë kanë dyshime rreth qëllimeve të Koresë së Veriut. Në të kaluarën, ata nuk kanë arritur të ndjekin marrëveshjet, sidomos një marrëveshje për ndihmë për çarmatim në vitin 2005.
Megjithatë Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të hyjnë vetëm në bisedime zyrtare me Korenë e Veriut nëse Peniani është gati të heqë dorë nga armët e saj bërthamore.
Pas njoftimit nga zyrtarët e Koresë së Jugut, Presidenti Donald Trump shkroi: "Bota po shikon dhe po pret! Mund të jetë shpresë e rreme, por SHBA është e gatshme të shkojë fort në një drejtim", shkruan Trump në Twetter.



