Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Buna/ Dëshmia e bashkëshortit: Nuk i kam dhunuar, kishim marrëdhënie normale

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Buna/ Dëshmia e bashkëshortit: Nuk i kam dhunuar, kishim marrëdhënie normale

31-vjeçari Erdgys Arrazi nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.

I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa pasur idenë se ku ndodheshin.

Arrazi është shprehur se ka pasur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë:

Nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.

Në momentin kur i është komunikuar se njëra prej vajzave është gjetur e pajetë ka qëndruar i ftohtë duke mos bërë asnjë reagim.

Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje" dhe “shkaktim i vetëvrasjes" duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar dme Erdgys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi.

Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Gjithashtu policia ka dyshime se prej pak kohësh shtetasi Erdgys Arrazi është parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjë e cila dyshohet se ka shtuar konfliktet në familje.

Policia e Shkodrës ka bërë me dije se në trupin e pajetë të 9-vjeçares të gjetur në ujërat e lumit Buna nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në njoftimin e policisë thuhet: Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy