Për të folur mbi këto argumente që parashtroi ministrja e Financave kam në studio kolegun Klodian Tomorri. Gazetari Klodian Tomorri në studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me analizën e bërë nga ministria e Financave ku u shpreh se Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike më të madhe se vendet e BE-së.
Ai tha se kjo rritje nuk mund të quhet sukses i madh pasi vendet e varfra kanë gjithmonë rritje më të madhe në përqindje sesa vendet e zhvilluara, por kjo rritje ekonomike është më e vogël se shtesa që merr në mirëqenie një vend i BE-së. Sipas tij, rritja me 4.8% është pozitive, ndërsa theksoi se ekonomia shqiptare është në stanjacion.
E para mendoj se është me vlerë të bëhet një sqarim, se fakti që Shqipëria ka rritje ekonomike më të madhe se BE, nuk është ndonjë meritë, çudi apo sukses i madh. Përgjithësisht vendet e varfra kanë gjithmonë rritje më të madhe në përqindje sesa vendet e zhvilluara por nëse e merr në vlerë absolute shtesa që merret nga kjo rritje ekonomike është më e vogël se shtesa që merr në mirëqenie një vend i bashkimit evropian. Pra nëse GDP e një vendi është 100 lekë dhe ajo rritet me 10% atëherë kemi 10 lekë shtesë në mirëqenien e popullatës, por nëse GDB është 1 mijë lekë dhe rritet me 2 mijë lekë atëherë kemi 2 herë më shumë. Pra e njëjta gjë është dhe me Shqipërinë.
Sa i përket rritjes 4.48%, ngjan si një shifër pozitive, por që sipas tij duhen saktësuar dy gjëra e para shifra e një viti të vetëm nuk tregon shumë dhe se ajo që ka më shumë vlerë është që ti do shohësh trajektoren e rritjes ekonomike dhe të zhvillimit të ekonomisë tënde në një përiudhë kohore më afatgjatë.
Nëse sheh shifrat e Shqipërisë pas 2010 rritja mesatare ekonomike që ka pasur Shqipëria në 13 vitet e fundit është 2.2%, një rritje tmerrësisht e ulët për një vend kaq të vogël dhe ka një ndikim thuajse të papërfillshme në mirëqenien e popullatës. Vendet e varfra kanë nevojë për rritje ekonomike të shpejtë në periudha të gjata kohore në mënyrë që të shënojnë një përmirësim në standardin e jetesës dhe fakti që kemi një shifër mesatare që vërtitet rreth 2% tregon se praktikisht ekonomia shqiptare është në stanacion. Fakti që vitet e fundit një pjesë e madhe e asaj rritje ekonomike vjen nga sektori i ndërtimit ky është një faktor tjetër shqetësues sepse ne e dimë shqetësimin që ekziston që ndoshta një ekspansion i ndërtimit mund të rrisë rreziqet për një flluskë potenciale e cila do të çonte në një mbiofertë në tregun e ndërtimit dhe si pasojë në tregun e ndërtimit dhe për pasojë në tregun e çmimeve që do kishte efekte zinxhir dhe në buxhetet e qytetarëve.



