Një hetim ndërkombëtar për krime lufte duhet të hapet kundër ushtrisë izraelite, e cila shkatërroi në mënyrë të pajustifikueshme lagje të tëra të Gazës.
Është kjo kërkesa e Amnesty International e bërë publike këtë të enjte.
Sipas OJQ-së për të drejtat e njeriut, më shumë se 90% e ndërtesave duket se janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë.
Dëme që mbulojnë një total prej 58 km², ose afërsisht 16% të territorit të Rripit të Gazës, llogarit Amnesty.
Në katër zona ku OJQ-ja hetoi, strukturat u shkatërruan qëllimisht dhe sistematikisht pasi ushtria izraelite mori kontrollin mbi to.
Amnesty pretendon se në fillim të korrikut u ka dërguar pyetje autoriteteve izraelite për këtë temë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.



