
Kryeministri Ramush Haradinaj e cilëson një eksperiment të rrezikshëm idenë e korrigjimit të kufijve.
“Është eksperiment i rrezikshëm dhe jam kundër këtyre lëvizjeve, dhe i sugjeroj që të gjithë ta kenë parasysh këtë", tha Haradinaj sot për mediat e Kosovës pas mbledhjes së qeverisë.
Haradinaj u pyet nëse e përkrah rezolutën e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, pyetje të cilës zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë indirekte.
“Ne do te mbajmë çdo herë vëmendjen dhe interesimin për Luginën e Preshevës. Detyra ime është zbatimi i Kushtetutës së vendit dhe ajo na obligon edhe në territor, edhe në kufij", citohet Haradinaj nga gazeta “Zëri”.



