Aksidentet në kantiere, Mena: Investitorët kursejnë për sigurinë në punë

Aksidentet në kantiere, Mena: Investitorët kursejnë për sigurinë në punë

Përfaqësuesja e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë, Dëshira Mena, thotë se siguria në punë mungon dhe këtë e tregojnë edhe ngjarjet e fundit që po ndodhin në kantieret e ndërtimit dhe sektorë të ndryshëm të inxhinierisë.

 

Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se aksidentet në punë janë të një kategorie shumë të veçantë dhe kërkojnë shumë vëmendje, pasi ka të bëjë me masat e sigurisë që merren në kantier.

 

Mena ngriti shqetësim për mungesën e pasqyrimit të qartë të ngjarjeve që ndodhin nëpër kantiere, ndërsa nënvizoi se një pjesë e mirë e buxhetit duhet të klasifikohet për sigurinë në punë.

 

Inxhinierja shtoi se investitorët kursejnë te sektori i sigurisë, pasi në këtë pjesë nuk kuptohet se sa u kursye dhe se të ndjekësh standardet e sigurisë kushton.

 

Shohim që siguria në punë në sektorë kaq kritikë, ku vërtetë kërkohen njerëz të specializuar, për sigurinë në punë nuk flitet. Shikojmë ura, kantiere, miniera, keni dëgjuar të flitet për sigurinë në punë? Kalon thjesht si një lajm flash, në një mënyrë fare të thjeshtë. 

 

Aksidentet në punë janë të një kategorie shumë të veçantë dhe kërkojnë shumë vëmendje se ka të bëjë me masat e sigurisë që merren në kantier. Që ti të jesh efiçent dhe produktiv në një vend pune, gjëja e parë duhet të jetë siguria. Ti shikon kantieret tonë jo vetëm tek ndërtimi, por te gjithë sektori inxhinierik, në çdo vend pune më saktë. Siguria në vendin e punës nuk është iluzion, është investim, është para. 

 

Nuk vjen siguria thjesht si pasojë e propagandës që bëhet. Siguria në punë përkthehet në para, në mjete, në ndërtimin e kantierit sipas rregullave. Një pjesë e mirë e buxhetit duhet të klasifikohet për sigurinë në punë. 

 

Në sektorin inxhinierik të universitetet, bëhet dhe një trajnim që certifikohet për sigurinë në kantiere. Qeveria ka parashikuar një buxhet 6 milionë euro për sigurinë në punë. IMT nuk duhet të diferencojë bizneset, kur njërit i mbyll kantierit dhe tjetri edhe pse mund të jetë më keq, e lejon. 

 

Ti duhet të kesh një regjistër të aksidenteve në punë. Nëse nuk kemi një pasqyrë të qartë të asaj që ndodh nuk mund të marrësh masa. Investitorët kursejnë te sektori i sigurisë, sepse nuk kuptohet sa u kursye. Të ndjekësh standardet e sigurisë kushton. Çdo kantier duhet të investojë në pajisje mbrojtëse dhe personel sigurie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy