Ish-deputeti Luçiano Boçi në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur për hetimet ndaj Sali Berishës i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion u shpreh se e gjithë kjo është një aksion politik me regji nga Rama për të goditur Partinë Demokratike.
Atashimi nuk ka të bëjë, për shkak se nën akuzë është një drejtues, por akuza, në mënyrën si është ndërtuar dhe paracaktuar, është politike. Dëgjova argumenta në studio, por për çështjen e ndikimit të paligjshëm, në ndryshimin e ligjeve, janë dy ligje dhe një VKM. Ndryshimet ligjore, është e vërtetë që propozohen nga ministri dhe sillen në Parlament me firmën e kryeministrit.
Nuk është vetëm emri por goditja e forcës politike. Lobimi i pistë ndërkombëtar, mbajtja pezull e statusit të PD, dhe lufta ndaj opozitës për eliminimin e saj, goditja e atij që e mban fortë opozitën. Këtu mos më bëj krahasime me vendet europiane, nuk ndodh kjo në vende europiane. Pse pretendojmë se kemi të drejtë? Nuk e kemi dhënë argumentin e Sejaminit, që kryeministri nuk mban përgjegjësi për ligjet, sepse është vendim kolegjial. Po të kishte ndikim të paligjshëm, Parlamenti do të ishte shprehur.
Më tej ai shtoi se ka pasur ndryshime në ligjin për pronën vërtetë, po Berisha e ka shprehur qartë që këtë do e bëj ndaj pronarëve se kemi detyrim ndaj tyre dhe është bërë për shtresën, dhe sipas tij nuk është faji Malltezit se është anëtar i një familje të madhe.
Ndryshimet e tjera ligjore nuk mund të supozohen. Gjithçka është e qartë prandaj konkludojmë se akuza është politike. Në thelbin e vetë akuza është politike.



