“Haradinaj është heroi më i madh i gjallë i Kosovës, prandaj Serbia e ka halë në sy”

“Haradinaj është heroi më i madh i gjallë i Kosovës, prandaj Serbia e ka halë në sy”

Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si heroin më të madh të gjallë të Kosovës, Ramush Haradinajn, që po vazhdon të mbahet në Francë si i arrestuar me fletarrest të Serbisë, të lëshuar në INTERPOL më 2004.

“Prandaj Serbia e ka halë në sy dhe mezi nuk pret që ta dëmtojë figurën e tij”, ka thënë Koci, në “Interaktiv” të KTV-së.

Koci ka folur edhe protestat që po organizohen për ta përkrahur Haradinajn. Ka thënë se ato janë e drejtë legjitime e qytetarëve, dhe përderisa nuk janë të dhunshme nuk e pengojnë asgjë procesin e lirimit të Haradinajt nga arresti në Francë. Por ka thënë me siguri të plotë se ato as nuk kanë kurrfarë peshe për lirimin e tij.

Avokati ka thënë se as që do ta shikojë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që është thirrur për të diskutuar për ndalimin e Haradinajt. Ka thënë se ka punë në grumbullimin e fakteve për mbrojtjen e ish-kryeministrit e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit. 
“Ata mund të mblidhen e të nxjerrin një Rezolutë. Rezoluta i ka anët e veta pozitive, por në mbrojtjen tonë ajo nuk ka kurrfarë peshe. Nuk ndikohet drejtësia franceze nga rezoluta e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë me bindje Koci.

Koci, nuk ka mundur të tregojë nëse Haradinaj do të mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për inaugurim të presidentit Donald Trump, ceremoni për të cilën thoshte se ka ftesë zyrtare.

Në mediat kosovare ka pasur zëra se ndalimi i tij është bërë për ta penguar në këtë udhëtim. Koci nuk ka dashur t’i komentonte këto deklarata, duke thënë se “nuk jam i prirë të besoj në konspiracione”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy