Trump reagon mbi dënimin e Le Pen

Trump reagon mbi dënimin e Le Pen

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ndjekja penale e lideres së opozitës franceze Marine Le Pen i kujton atij betejat e tij ligjore nën administrimin e ish-presidentit Joe Biden.

Të hënën, Le Pen, ish-liderja e partisë konservatore Fronti Nacional, u dënua me katër vjet burg, dy prej të cilave do të pezullohen dhe iu ndalua të mbajë poste publike për pesë vjet. Dënimi për përvetësim efektivisht e ndalon atë nga gara presidenciale 2027.

I pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale për vendimin, Trump u përgjigj: "Kjo është diçka vërtet serioze". 

"Asaj iu ndalua kandidimi për pesë vjet, dhe ajo është kandidatja kryesore", shtoi ai. 

Trump shpesh ka pretenduar se rastet gjyqësore dhe hetimet për aktivitetet e tij ishin pjesë e një “gjuetie shtrigash” të motivuar politikisht të udhëhequr nga administrata Biden dhe demokratët.

Sipas prokurorëve, Le Pen ka përvetësuar fondet e BE-së të destinuara për punën e stafit të saj në Parlamentin Evropian për të financuar aktivitetet e partisë së saj në Francë.

Ajo mohoi çdo keqbërje dhe e quajti vendimin "një ditë fatale për demokracinë". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy