
Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live se të katërt kandidatët që konkurrojnë për postin e drejtuesit të ri të SPAK i plotësojnë kriteret.
Sipas Karanxhës do të ketë vlerë intervistimi publik.
Të katërt i plotësojnë kriteret. Do të ketë vlerë intervistimi publik, që të shihen dhe kandidatët nga publiku, mënyra e prezantimit, mënyra e shprehjes.
Më tej, Karanxha tha se KLP do e votojë Joni Ketën për të qenë kreu i ri i BKH-së.
Emri i Joni Ketës ka qenë i përfolur se ka qenë pjesë e BKH-së që në fillim. Është oficer i vjetër, pjesën më të madhe të karrierës e ka pranë SPAK.
Drejtuesi, e para duhet të jetë oficer policie, dhe më pas administrator. Keta ka qenë dhe zëvendësdrejtues, ka arritur një njohje sa i përket problematikave të BKH. BKH ushtron detyrat e oficerit.
KLP sa i përket Joni Ketës i ka kaluar të gjitha filtrat, mendoj se do e votojë.



