Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi po zhvillohet në zyrën e Ramës në Kryeministri.
Tema e takimit nuk është bërë e ditur.
Ai vjen dy ditë pasi Komisioni i Venecias dërgoi opinionin e tij për ligjin e vetingut dhe një ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së u deklarua për çeljen e negociatave me Shqipërinë, pa caktuar as datë dhe as afat për negociatat.



