Nis seanca parlamentare, Llajo: Të bashkëpunojmë për integrimin

Nis seanca parlamentare, Llajo: Të bashkëpunojmë për integrimin

Deputeti Vasil Llajo nisi seancën e sotme parlamentare, duke i dhënë startin legjislaturës së re.

Në fjalën e tij, ai tha se ky është moment solemn sepse fillon kapitulli i katër viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë. 

Këtë e shoh si simbol se jeta politike nuk ndërtohet vetëm mbi energjinë e rinisë, dhembshurinë e përvojës por mbi bashkëpunimin e të dyjave. Kemi nevojë për energjinë e brezave të rinj dhe maturinë e atyre që kanë parë më shumë. 

Me profesionin tim si mjek, kam mësuar se shërbimi ndaj njerëzve është rruga më e ndershme. Kjo duhet të jetë filozofia e punës tonë. Politika ka kuptim vetëm kur prek jetën reale të njerëzve. 

Kjo legjislaturë është e re në përbërje, qytetarët duan më shumë nga ne, politikë më pranë njerëzve. 

Qytetarët duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Të ndërtojmë një kulturë bashkëpunimi për çështje të mëdha kombëtare, duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë këtë. 

Të ndahemi në debate, e bashkohemi në qëllime. Shqipëria sot është më pranë se sot anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

Ky është mision historik i kësaj legjislature. Ky nuk është mision i një partie, por kombëtare, për të cilin do të na gjykojnë brezat që vijnë.

 Le të dëshmojmë se dimë të bëjmë politikë të pjekur, ku nuk mungon debate por kur fjala e fundit është interesi i fundit.

Seanca e sotme u drejtua nga deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të vjetër në moshë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy