
Reshjet e shiut gjatë natës në Lezhë kanë bërë që ujërat të bllokojnë rrugët veçmas në lagjen “Besëlidhja” në qytet.
Korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni, thotë për “MCN live”, se përmbytja ka si pasojë sistemin e bllokuar të kanalizimeve të cilat prej vitesh shkaktojnë këtë kaos me rrugët nën ujë.
Simoni, thotë se sot është ndërprerë mësimi edhe në kopshtin në të madh në qytet pasi të dy katet e saj janë përmbytur.
Reshjet e shiut të cilat kanë vijuar gjatë natës dhe të cilat vazhdojnë edhe gjatë ditës ë sotme, kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës, sidomos në Bllokun e banimit në lagjen “Beslidhja”, ku sistemi i kanalizimeve nuk e ka përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dal ën sipërfaqe. Duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve për të paktën dy pallate pikërisht në këtë bllok banimi, pasi niveli i ujit arriti në disa centimetra.
Kjo është një problematika e përsëritur sa herë ka reshje shiu pasi kanalizimet e ujërave tokësore janë të bllokuara dhe nuk e përballojnë nivelin e prurjeve pasi në këtë zonë dhe ndonëse bashkia ka ndërhyre disa herë por prap pa arritur të zgjidhet.
Si zgjidhje shihet zbatimi i projektit te kanalizimit nëntokësore të ujerave të bardha dhe të zeza, një projekt i KWV në vlerë 16 milion €, për të dal njëherë e mirë Lezha nga përmbytjet.
Sot kemi pasur edhe pezullim të mësimit në kopshtin “Beslidhja”, shkak është bërë prezenca e ujit në ambientin e kopshti në të dy katet e tij duke ju referuar asaj se çfarë thotë bashkia që një tub është carë dhe prezenca e ujit ka qenë e madhe duke detyruar institucionin të pezulloj mësimin.



