
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së enjtes në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai është plagosur me thikë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se autore e plagosjes është një vajzë 21 vjeçe, e cila është arrestuar nga forcat e policisë.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.- njofton policia.



