Dështimi në Europë, Baku: Ka rënë niveli i kampionatit shqiptar, nuk fitohen ndeshjet me deklarata

Dështimi në Europë, Baku: Ka rënë niveli i kampionatit shqiptar, nuk fitohen ndeshjet me deklarata

Gazetari i sportit, Ervin Baku, në edicionin e lajmeve në MCN TV, komentoi dështimin e skuadrave shqiptare në Europë, aty ku Tirana, Vllaznia dhe Laçi, u eliminuan në turin e dytë në Conference League.

Baku deklaroi se zhgënjimi për këto eliminime është i madh, por tregohet edhe njëherë se niveli i kampionatit shqiptar ka rënë shumë. Sipas tij nuk ka skuadra të lehta dhe shqiptarët duhet të punojnë fortë dhe të respektojnë kundërshtarin që kanë përballë.

Është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Ai klasifikimi i UEFA-s, ku Shqipëria ndodhet në vendin e 48-të, është shumë i saktë. Niveli i kampionatiut shqiptar ka rënë shumë. Është momenti për një reflektim të madh dhe pë rnjë ndryshim në futbollin shqiptar.

 Nuk ka humbje të turpshme në futboll, nuk ka skuadra të vogla. Duhet të kemi më shumë respekt për kundërshtarët. Petrocub është në vendin e dytë në Moldavi, 6 pikë më pak se Sheriff Tiraspol. Ishte një ekip i fortë. Duhet punuar me kokën ulur, duhet t’i jepet më shumë besim prodhimit vendas. Të mos merren lojtarë nga jashtë që nuk vlejnë për asgjë. Menaxherët kërkojnë pesha të rënda në futboll, por peshat e rënda janë me gjunjë, jo me emra. Penalizohen të rinjtë shqiptarë që janë në formë.

Për eliminimin e Tiranës, Baku solli në vëmendje deklaratën e drejtorit Tefik Osmani, i cili pas shortit me Dudelange, u shpreh se “Zoti i ndihmon ata që ecin drejt dhe me seriozitet”. Në lidhje me këtë, Baku tha se ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me deklarata.

Tirana pati një moment të mirë ndaj Zrinjski, me Hasanin për të barazuar 2-2. Duke parë të dyja ndeshjet, boshnjakët ishin shumë herë më të fortë se ne. Tirana u eliminua me meritë. Më bën çudi reagimi pas eliminimit nga Dudelange. Nuk ishte turp të eliminohesh nga ata, pasi luajnë rregullisht në Europë. Disa politikanë thanë se na eliminuan zjarrfikësit, por këta kanë buxhet disa herë më madh. Kur i ra Tiranës Dudelange në short, dolën edhe me deklaratat se i ndihmoi Zoti. Nuk fitohen ndeshjet me deklarata, ato fitohen në fushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy