Presidenti Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare në qytetin e Los Angeles, pas dy ditësh protestash të ndezura që shpërthyen pas kontrolleve të ndërmarra nga Shërbimi i Imigracionit (ICE).
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se ushtria është e gatshme të mobilizojë edhe trupa aktive nëse protestat përshkallëzohen.
Qindra protestues u mblodhën për të dytën ditë radhazi në qytetin e Los Angeles, duke kundërshtuar aksionet e fundit të Agjencisë së Imigracionit (ICE), gjatë të cilave u ndaluan të paktën 44 persona. Protestat u përqendruan në zonën e Paramount, ku disa pjesëmarrës valëvitën flamuj meksikanë dhe kërkuan largimin e ICE nga qyteti.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quajti këtë vendim "provokim të qëllimshëm" dhe u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore.
Ndërkohë, autoritetet lokale konfirmuan se disa protestues janë ndaluar pas paralajmërimeve për shpërndarje.
Protestat pasojnë fushatën e re të Trump kundër imigracionit, një nga shtyllat kryesore të mandatit të tij të dytë, që ka ngjallur tensione të thella në qytete me popullatë të madhe të huaj, siç është Los Angeles.



