Dhjetëra palestinezë të plagosur nga armët e zjarrit në protestat në kufirin Gaza-Izrael

Dhjetëra palestinezë të plagosur nga armët e zjarrit në protestat në kufirin Gaza-Izrael

Dhjetëra palestinezë që protestonin në kufirin e Gazës u plagosën nga sulmet dhe gaz lotsjellës të Izraelit ditën e premten, pasi raundi i fundit i protestave tërhoqi mijëra pjesëmarrës në kufi.

I quajtur marshi i kthimit, protestat nisën më 30 mars për të kërkuar të drejtën e kthimit për refugjatët palestinezë dhe pasardhësit e tyre në tokat familjare ose shtëpitë e humbura  gjatë themelimit të Izraelit në luftën e vitit 1948.

Protestat përgjatë kufirit arritën kulmin më 14 maj, kur burime mjekësore të Gazës thanë se të paktën 60 palestinezë u vranë nga armët e ushtarëve izraelitë. Dhuna ka rënë, por ende ka shpërthime sporadike.

Që nga fillimi i protestave të kufirit, 113 palestinezë janë vrarë nga snajperët, thanë zyrtarët e Gazës.

Pjesa më e madhe e protestuesve të premten mbajti distancën e tyre dhe mbeti rreth 800 metra nga gardhi. Dhjetëra të rinj, megjithatë, përparuan në distancë rreth 300 metra dhe dogjën goma në një vend të protestës. Në lindje të qytetit të Gazës, disa të rinj u afruan pranë gardhit dhe u përpoqën ta largonin atë.

Trupat izraelite gjuajtën me gaz lotsjellës duke u përpjekur që të zbrapnin protestuesit larg gardhit të vendosur në kufi.

Zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë në Gaza thanë se së paku 109 protestues u lënduan.

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe udhëheqësi i grupit të Gazës, Yehya Al-Sinwar, u bashkuan me fushata të veçanta proteste duke ngritur këshilla nga turma e mbledhur.

Protestuesit u shpërndanë kur erdhi muzgu, për t'u përgatitur për të çelur ditën e tyre të gjatë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Izraeli ka fajësuar Hamasin për provokimin e dhunës.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy