“Sulmet nga Hamasi nuk ndodhën kot”, Izraeli kërkon dorëheqjen e shefit të OKB

“Sulmet nga Hamasi nuk ndodhën kot”, Izraeli kërkon dorëheqjen e shefit të OKB

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite deklaroi për BBC se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duhet të japë dorëheqjen për komentet që ai bëri në një fjalim më herët të martën.

Në fjalimin e tij duke pretenduar shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, Gutteres tha: “Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën kot. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

Duke folur për BBC Radio 4, The Ëorld Tonight, zëdhënësi i qeverisë së izraelit Lior Haiat tha se fjalimi i shefit të OKB-së përmbante vetëm “një minutë me fjalë boshe për mizoritë e terroristëve të Hamasit” dhe jepte “justifikim për terrorizmin”.

Në vend që të mbështesë viktimat, ai fajëson viktimat për një mizori që ne nuk e kemi parë të tillë që nga Holokausti. Në vend që të qëndrojë me një mesazh duke thënë “Kurrë më”, ai në fakt po u thotë terroristëve “Ju lejohet ta bëni këtë, ne e pranojmë terrorizmin tuaj brutal sepse fajin e ka Izraeli”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy