Ditën e sotme vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin, ndërsa gradualisht do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e pasdites.
Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në orët e mëngjesit ku vlerat minimale do të jenë jo më të ulëta se 10 °C(kjo për zonat malore), si dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat e mesditës ku temperaturat maksimale nuk pritet ti kalojë 27°C(kryesisht bregdeti dhe zonat e ulëta).



