
Hormonet janë sinjalizues të vegjël kimikë të ngarkuar me misione shumë të rëndësishme për funksionimin e trupit tonë, një prej të cilave është rregullimi i humorit tonë.
Më poshtë sjellim me detaje se cilat hormone rregullojnë humorin tonë dhe si mund të ndikojnë në organizëm.
Endorfina- Prodhohet në gjendrën e hipofizës së trurit dhe na qetëson, krijojë një ndjenjë kënaqësie dhe neutralizon nivelet e larta të adrenalinës. Nuk është rastësi që konsiderohet si qetësues natyralë i trupit, pasi forcon mbrojtjen dhe është një mburojë mbrojtëse kundër plakjes së qelizave. Edhe kujtimi i një eksperience të këndshme nxit prodhimin e endorfinës.
Serotonina- Marrëdhënia e këtij lajmëtari kimik të trurit me gjendjen shpirtërore është e fortë dhe e provuar. Gjithashtu duket se ndikon në kujtesën. Konsiderohet qetësuesi natyral i mendjes.
Aminoacidi triptofani është një element bazë ndërtues i serotoninës, prandaj rritja e dietës sonë me burime të triptofanit, si bulmeti, produkte shpendësh, banane, arra, nxit prodhimin e saj.
Dopamina- Sa herë që bëjmë diçka që na kënaq p.sh. shijojmë ushqimin që konsumojnë, pijen ose marrëdhëniet seksuale, çlirohet dopaminë, neurotransmetuesi i shpërblimit dhe kënaqësisë.
Tirosina është një pararendës i dopaminës. Kur tirosina nuk është e mjaftueshme në trupin tonë, nivelet e dopaminës ulen, si dhe presioni i gjakut dhe temperatura e trupit. Burimet e tiroainës janë ushqimet e pasura me proteina si qumështi, bishtajore dhe arrat.
Çokollata e zezë përmban serotonin dhe nxit prodhimin e endorfinës.
Drithërat integrale, frutat, perimet dhe bishtajore rrisin aminoacidin triptofan, i cili është një komponent strukturor i serotoninës.
Peshku i yndyrshëm, farat e lirit dhe arrat përmbajnë yndyrna omega-3, të cilat kanë një efekt pozitiv në humor duke ndikuar në nivelet e neurotransmetuesve në tru.
Stili i jetesës që bën diferencën. Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson humorin. Ne dëgjojmë edhe muzikë dhe kjo jep gjithashtu kënaqësi, ashtu sikundër shëtitja në diell. Vitamina D, të cilën trupi e sintetizon kur ekspozohet në diell, rrit nivelin e serotoninës.



