
29 gazetarë janë vrarë që nga nisja e luftës në Ukrainë në 24 shkurt. Bëhet me dije se në total janë kryer 280 krime kundër medias.
Lajmi u raportua nga agjencia Ukrinform, duke cituar një monitorim të Institutit të Masmedias të Ukrainës.
Deri më 24 maj, nëntë gazetarë janë plagosur dhe të paktën 15 janë zhdukur. Midis tyre është Dmytro Khilyuk, i cili u zhduk në rajonin e Kievit gjatë pushtimit rus.
Edhe pse kjo zonë është pastruar që në muajin mars, Instituti i Mjeteve Masive ende nuk ka mundur ta gjejë atë.
Gjatë pushtimit, rusët kapën redaksi të shumta, në fakt, të paktën 113 media u detyruan të bllokonin shtypin.



