Deputeti demokrat Lefter Gështenja, marrëveshjen e Partisë Socialiste me Rithemelimin në Partinë Demokratike, duke rikthyer funksionimin normal të parlamentit, nuk e sheh si marrëveshje apo pakt, por thotë se ka pasur diskutim mes palëve për të kthyer parlamentin në normalitet, gjë që është arritur.
Në një lidhje për MCN Live, Gështenja tha se parlamenti është kthyer në normalitet pasi i është dhënë drita jeshile ngritjes së dy komisioneve hetimore dhe janë marrë në konsideratë të drejtat e opozitës.
Kemi deklaruar se në momentin që i jepet drita jeshile ngritjes së komisioneve, rikthehet në normalitet parlamenti, pasi mazhoranca na kishte mohuar një të drejtë kushtetuese.
Qoftë ngritja e komisionit hetimor apo çdo ligj që kërkon 3/5 vendimmarrja duhet të jetë e përbashkët.
Besoj se është ndihmë për organet hetimore puna e komisioneve hetimore dhe nuk është pengesë.
Këto dy komisione dhe komisioni i reformës zgjedhore janë tre vendime të parlamentit të marra në një ditë.
Kemi filluar pikërisht nga këto dy komisione, pikërisht se këto dy komisione janë rrëzuar në parlament.
Nga pengesat e mazhorancës për ngritjen e këtyre komisione, jemi në këtë moment ku kemi vetëm këto dy komisione.
Pasi kemi marrë dritën jeshile, do të kërkojmë ngritjen e komisioneve të tjera.
Jemi një vit para zgjedhjeve dhe mazhorancës ndoshta do i interesonte që të mos merrej me fushatën në terren, por të merrej me këto komisione.
Zgjedhjet janë shumë afër, ndaj duhet të jemi të gjithë në terren dhe krahas punës në parlament, duhet të vazhdojmë dhe punën në teren.
Siç u treguam shqiptarëve siç janë shpenzuar paratë e shqiptarëve për inceneratorëve do iu tregojmë edhe se si u shpenzuan paratë për koncensionet në shëndetësi.
Për ndërhyrjen në sistemin TIMS, rezulton se janë përdorur të dhënat e sistemit TIMS për t’iu vendosur në dispozicion grupeve kriminale.
Në parlament sa herë të shkelen të drejtat kushtetuese të opozitës, do të ketë aksion dhe reagim në parlament.
Për aksionin dhe protestat në bazë sa herë që të jetë e nevojshme do të jemi në bazë.
Por puna kryesore është organizimi i strukturave për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, vula, logo dhe selia i përket anëtarësisë së Partisë Demokratike, dhe jo një individi.
Ndër të tjera Gështenja tha se me rëndësi është organizimi dhe se si do të shkohet në bazë.



