Naun Shundi: Zonja e bujtinës, teatër-dhome! Fondet për Teatrin, sa vijnë dhe pakësohen

Naun Shundi: Zonja e bujtinës, teatër-dhome! Fondet për Teatrin, sa vijnë dhe pakësohen

“Zonja e bujtinës” është projekti i aktorit të njohur Naun Shundi i cili në shtëpinë e tij është duke ndërtuar një teatër të vogël, të cilin e quan intim.

Ai thotë se aty do të ndodhë një gjë që ndodh zakonisht me një skenë dhe sallë teatri, do vihen shfaqje, do luhen nga disa aktorë dhe do ta shikojnë disa spektatorë.

Për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai tha se kapaciteti i sallës është rreth 35 ndenjëse, të cilin e qan teatër-dhome.

Ai shpjegon se në një skenë të tillë mund të luajnë njëkohësisht në skenë rreth 4-5 aktorë, pasi nuk mund të nxërë ajo skenë 20 aktorë.

Po ta kisha menduar këtë gjë para se të bëja shtëpinë do e kisha bërë ndryshe. Tani po përshtas një hapësirë në banesën time, për ta kthyer në Teatër.

Shpresoj që nga fundi i korrikut ose mesi i gushtit, të inaugurohet. Pretendoja se do më ndihmonte shteti, bashkia, këto që duhen për zhvillimin e artit, mirëpo u hasa me një paradoks për mua që me gjithë dashamirësinë e tyre kuadri ligjor që unë nuk e njihja nuk i lejonte të investonin në një vepër private.

Por Teatri është një aset publik, aty do luanë aktor regjisorë, kush të dojë është një pronë publike, nuk është pronë personale. Tjetërkund që është në ambientet e shtëpisë sime!

Unë nuk po ju them më ndërtoni shtëpinë. Kam pasur miq dashamirës që janë afruar me kontributet e tyre financiare, lekë, qoftë dhe mendim, që nga projektimi dhe rregullimi. Këta janë shokë dhe miq të mi.

Nuk e kam shtrirë dorën, kjo jo për hundë, por për një lloj turpi.

Sa i takon Teatrit Kombëtar, deklaroi se lë shumë për të dëshiruar, pasi fondet e Ministrisë së Kulturës që i atribuohen Teatrit, sa vijnë dhe pakësohen.

Duhen para për Teatrin, pavarësisht se unë si aktor në qoftë se jep dy lekë, ose nëse jep 100 lekë, rolin do e bëj njësoj. Unë ose kushdo aktor nuk e bën rolin më mirë se paguhet më mirë.

Ndikon nëse them me kaq lekë nuk e bëj! Por po e mora përsipër unë nxjerr fytyrën time. Ai që merr përsipër të bëjë një rol, do e bëj sikur pa lekë, sepse del ai në skenë.

Nuk do ta dijë spektatori se sa lekë ke marrë ti. Ka aksesorë të tjerë Teatri, që nuk është loja e aktorëve, ka shumë gjëra të tjera, nëse shteti nuk financon normalisht që këtu ka një ngërç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy