
Administratori i Konfindustrias Gjergj Buxhuku e konsideron si pozitive rritjen e popullatës që kryen transaksione “online”, por thekson se kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me formalizimin e ekonomisë. Duke folur në “MCN Economy” Buxhuku tha se kemi rritje të transaksioneve elektronike për individët, por kemi problematika sa i takon bizneseve.
Është rritur përfshirja e popullatës në tërësinë e saj në pagesat elektronike, kjo është pozitive. Janë një aspekt pozitiv në kuptimin e edukimit të popullatës. Por një gjë duhet të kuptojmë qartë, këtu kemi disa problematika të mëdha. Raporti e lidhte me formalizimin e ekonomisë, ka një lidhje por nuk është 100 për qind e tillë. Kemi të bëjmë me kompani rentiere që financojnë biznese dhe individë me para Cash tërësisht jashtë sistemit ekonomik të vendit. Në një masë të madhe kalojnë në zgjidhje të natyrës kriminale. Kemi një zgjerim pozitiv për numër banorësh, në zgjerim transaksionesh, por jo në kuptimin e formalizimin e ekonomisë në tërësi. Janë dy gjëra të dallueshme me njëra-tjetrën. Nuk mund të themi meqenëse janë rritur transaksionet elektronike, kjo ka sjellë me të njëjtën përqindje formalizimin e ekonomisë. Kemi ndarje të prerë për dy kategoritë, kategoria individ që e ka rritur përqindjen e kalimit nëpërmjet bankës, por sa i përket biznesit kemi problematika. Kjo shihet nga prania në shkallë të lartë të parave jo formale. Mentaliteti është i shtrirë horizontalisht në kategoritë e shoqërisë shqiptare. Mund të ndikojë te formalizimi i parave të xhepit, por jo e lidhur në tërësi me ekonominë shqiptare”.
Buxhuku thekson se në momentin që legjislacioni kundër informalitetit është i dobët, bizneset do të bëjnë maksimumin që të përfitojnë.
Te sektori i e-commerce, këtu elektronike janë porositë, kur vjen fjala te ekzekutimi i shitjeve, këtu në pjesën dërrmuese kemi pagesa në dorë. Ka dy arsye, e para sepse vet blerësi është i interesuar ta preki me dorë porosinë që ka bërë, e dyta ka të bëjë me nivelin e lartë të informalitetit që ka ekonomia shqiptare. Kemi kompromis njerëzor, bashkim interesash, të shitësit dhe blerësit. Ende në Shqipëri transaksionet për tregtinë elektronike janë të larta. Një tjetër diskutim është nëse pranohen monedhat dixhitale. Ajo që ndikon më tepër në mbajtjen e një niveli ekonomie, është vet natyra e ekonomisë shqiptare, që bazohet te paratë informale. Në momentin që legjsilacioni kundër informalitetit është i dobët, ka boshllëqe dhe zbatohet keq, atëherë bizneset do bëjnë maksimumin që të përfitojnë. Duhet parë te institucionet shtetërore si e bëjnë legjislacionin dhe si e zbatojnë. Një biznes që është në trysni nga agjencitë ligjzbatuese është ai vet i interesuar të zbatojë teknologjitë, që të zgjerojë tregun e tij. Nga ana tjetër konsumatori është i interesuar që nëse do ketë mundësi të paguajë më mirë, në kosto më të ulët, kohë më të e shpejtë. Por asgjë nuk bëhet nëse nuk ke institucionet që zbatojnë politika anti-informalitet. Burimet e mëdha të informalitetit në këtë vend dihet kush janë, flukset që vijnë nga jashtë, para të prodhuara nga korrupsioni dhe para nga evazioni fiskal. Në këtë kaos informaliteti të tentosh të gjesh moralitetin me biznese të vogla, ose biznese të karakterit terciar, është kaos i vërtetë. Jemi para zgjedhjesh së madhe do pranojmë para Cash të padeklaruara”.



