SHBA vendos veton për Jeruzalemin, reagon Turqia: Ky shtet ka humbur paanshmërinë

SHBA vendos veton për Jeruzalemin, reagon Turqia: Ky shtet ka humbur paanshmërinë

SHBA-ja vendosi veton e saj në një rezolutë të OKB-së ku dënohej njohja e njëanshme amerikane e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, një tekst i miratuar nga 14 partnerët e tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Kjo votë pro e shprehur nga 14 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, mes të cilëve edhe aleatët e afërt evropianë të Uashingtonit, Londra dhe Parisi, përbën një pabesi për diplomacinë amerikane.

Kjo veto e SHBA-së ka sjellë edhe një reagim të ashpër të Turqisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar kundër vetos së SHBA-ve ndaj projekt-rezolutës për Jeruzalemin.

Në deklaratën e MPJ së Turqisë thuhet se “SHBA-ja ka treguar edhe një herë se ka humbur paanësinë e saj me vendosjen e vetos ndaj projekt-rezolutës, e cila me iniciativë të Republikës së Turqisë iu prezantua Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) nëpërmjet Egjiptit dhe e cila parashikon që ligjërisht të shpallet jovalid vendimi i SHBA-së për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, e cila është në kundërshtim me vendimet ekzistuese të OKB-së”.

Më tej në deklaratë thuhet se “është pritur me keqardhje vendosja e vetos me vetëm një votë kundër dhe 14 veta pro për projekt-rezolutën e prezantuar në KS të OKB-së për Jeruzalemin”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy