Zbulohet një këlysh i bardhë peshkaqeni (VIDEO)

Zbulohet një këlysh i bardhë peshkaqeni (VIDEO)

Këlyshi i një peshkaqeni të bardhë që u vu re në brigjet e Kalifornisë për herë të parë në botë, rreth një metër e gjysmë, i cili mund të kishte lindur vetëm pak orë më parë.

Videoja e cila po qarkullon në rrjet orëve të fundit, daton gjatë verës së kaluar dhe është vepër e regjisorit, i njohur për videot e tij të natyrës, Carlos Gauna dhe biologut Phillip Sternes nga Universiteti i Kalifornisë në Riverside.

Gauna, i njohur në mediat sociale si The Malibu Artist, ishte duke filmuar në oqean pranë Santa Barbara verën e kaluar dhe nuk e kuptoi menjëherë se sa shumë po filmonte droni i tij, por kur pa sërish pamjet, nuk u besonte syve.

“Ne i zmadhuam imazhet, i vendosëm në lëvizje të ngadaltë dhe pamë shtresën e bardhë që zhvishej nga trupi ndërsa notonte. Unë besoj se ishte një peshkaqen i bardhë i porsalindur që humbi gjendjen e tij embrionale. Aty ku ata lindin është një lloj Graali i Shenjtë i shkencës së peshkaqenëve: Askush nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje të përcaktojë se ku kanë lindur, as nuk ka parë ndonjëherë një këlysh të porsalindur të gjallë”, tha Gauna.

Gauna dhe Sternes pretendojnë se ka disa të dhëna që sugjerojnë se ishte me të vërtetë një peshkaqen i bardhë, për shkak edhe pranisë në të njëjtën zonë të disa ekzemplarëve të rritur shumë të mëdhenj, mendohet femra shtatzëna.

Fakti që këlyshi është filmuar shumë afër bregut, vetëm 300 metra larg plazhit, sugjeron se ai mund të ketë lindur në ujë të cekët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy