Rezultati i zgjedhjeve, Salianji: Do të kërkohet përgjegjësi për secilin prej nesh

Rezultati i zgjedhjeve, Salianji: Do të kërkohet përgjegjësi për secilin prej nesh

Kandidati për deputet i PD Ervin Salianji deklaroi sot se do të kërkohet përgjegjësi për secilin nga kandidatët e PD për rezultatin e zgjedhjeve.

Në një lidhje Skype për MCN TV, Salianji shtoi se pa përfunduar procesi nuk mund të ketë një qëndrim.

Kërkesën e deputetëve të maxhorancës për dorëheqjen e presidentit Ilir Meta, Salianji tha se janë truke për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve.

Pjesë nga intervista:

Ku gaboi PD që nuk mori mbështetjen?

Salianji: Të përfundoj procesi dhe të dalë rezultati final për të parë se ku mund të bënim më mirë. Pa përfunduar procesi nuk mund të flasim për humbësa dhe fitues.

PS sipas jush nuk është fituese?

Salianji: Si mendoni ju një hajdut që vjedh është pronar i asaj pasurie? Hajduti është hajdut dhe duhet të dënohet. Ne lidhje me përgjegjësinë e PD do të diskutojmë pas procesit. Një gjë është e qartë ky nuk ka qenë një proces me standart.

Duhet të mbaj përgjegjësi Basha?

Salianji: Pa përfuduar procesi nuk mund të kemi një qëndrim. Secili mund të jetë në garë edhe kryetari aktual dhe në zgjedhjet e 22 korrikut, por kjo mbetet për tu parë. Me të drejtë do të kërkohet përgjegjësi për secilin prej nesh.

Do ketë një analizë pas rezultatit?

Salianji: Të detajuar dhe askush nuk mund ti shpëtojë kësaj analize. Demokratët i dinë mirë ata që kanë punuar dhe ata që kanë qenë kundër. Pa përfunduar numërimi nuk mund të ketë një analizë.

Deklaratat e Bashës që ka kërkuar jo më shumë se dy mandate për krerët e qeverisë a duhet të jetë kjo edhe për kryetarët e partive?

Salianji: Kjo duhet diskutuar. Por nuk është e njëjta gjë si me kryetarin e partisë dhe me kreun e qeverisë. Nga PD kjo shihet ndryshe, edhe pse mund të ketë qëndrime ndryshe. Ne nuk kemi një ndalim për të tillë për kryetarin e partisë.

Koalicioni me LSI?

Salianji: Ne kemi një koalicion parazgjedhor dhe kemi bërë maksimumin edhe gjatë fushatës.

Kërkesa për dorëheqjen e Metës si e shihni?

Salianji: Janë truke për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Është muhabet kot. Sa herë skanë çfarë të bëjnë për qytetarët shpikin luftra imagjinare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy