
Katër deputetë të Parlamentit të Kosovës janë nën hetim për korrupsion. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, në një intervistë për gazetën “Zëri”.
Në intervistë, Beka bën fajtore gjykatat, të cilat sipas tij, në disa raste kanë hedhur poshtë aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por edhe nga prokuroritë e tjera në të gjithë vendin.
Beka nuk ka pranuar të japë emra, me arsyetimin se mund të dëmtohen hetimet.
Por, ai ka shtuar se “nën lupën” e Prokurorisë si të dyshuar për korrupsion ka edhe ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash etj.



