Zgjohu me MCN/ Ajrullahu, një inxhinieri zëri dhe producent: Suksesin e arrita me përpunimin e këngëve të vjetra

Zgjohu me MCN/ Ajrullahu, një inxhinieri zëri dhe producent: Suksesin e arrita me përpunimin e këngëve të vjetra

Benjamin Ajrulahi është këngëtari i veçantë i coverave dhe remix-eve, të cilat së fundmi i sjell për publikun, duke e bërë të njohur me publikimet e tij.

Përmes një komunikimi për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Benny Bee, shpjegon se si e arriti suksesin fillimisht me përpunimin e këtyre këngëve.

E fundit, ishte publikimi i këngës greke “Athina Mou”, që arriti shumë klikime.

Fillimisht te kënga “Athina mou” kisha dëgjuar versionin e këngës origjinale të këngëtarit grek Konstandinos dhe po shihja se të gjithë e dinin këtë këngë. Thashë ti bëjë një tekst të ri, shqip dhe melankolik që ja përshtata me vijën muzikore, e cila arriti shumë klikime.

Kënga e plotë do të lansohet në janar, sepse versioni i publikuar ishte vetëm një pjesë.

Në fakt unë bëj përpunime të këngëve te vjetra, këngët që më pëlqejnë më shumë dhe mundohem tu jap ngjyrën time.

Benny Bee, ka studiuar për inxhinieri zëri dhe violonçel, krahas bashkëpunimeve me emrat më të njohur të muzikës në vend.

I përkas muzikës së lehtë, muzikës rNb, pop. Kur isha pjesëmarrës në Voice of Albania, profesor Sidriti me sugjeroj që për shkak të zërit tim të butë, duhet të qëndroj te fusha e muzikës së lehtë.

Unë kam studiuar në Gjermani për inxhinieri zëri dhe jam kthyer në Kosovë për bashkëpunime me emra të shumtë muzikor. Kam bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës, si Mozi, Captal T, Kida, Ronena Hajati, etj.

Poashtu kam studiuar për violonçel, kam mbaruar të tërë ciklin, ishte e rëndë po e kam mbaruar deri në fund.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy