Franca ka në plan të rregullojë me ligj moshën e pëlqimit seksual dhe ajo është 15 vjeç, që do të thotë se seksi me dikë më të vogël sipas autoriteteve vendase do të konsiderohet përdhunim.
Ministrja e Barazisë Marlène Schiappa mirëpriti propozimin i cili pasohet nga këshillat e doktorëve dhe ekspertëve ligjorë.
Prokurorët duhet të provojnë që marrëdhënia seksuale e kryer me dikë nën 15 vjeç ishte me forcë për të penalizuar autorin.

Ndryshimi vjen në një kohë kur pati dy raste të burrave që akuzoheshin për marrëdhënie me dy vajza 11 vjeçare.
Sipas ligjit në fuqi, nëse nuk ka shenja dhune apo prova që është përdorur forcë, i akuzuari mund të penalizohet vetëm për abuzim seksual me të mitur dhe jo për përdhunim. Kjo ka maksimumin e dënimit prej 5 vite burgim dhe 75.000 euro gjobë.
Dënimet janë të njëjta për sulmet seksuale të të miturve dhe jo të miturve, por dënimet për përdhunim sjellin dënime shumë të ashpra, raporton BBC.

Qeveria do të miratojë kufirin e ri të moshës si pjesë e një pakete ligjesh të tjera kundër dhunës seksuale dhe ngacmimeve në javët e ardhshme.
Ishte diskutuar nëse duhet të vendoset mosha 13 ose 15 vjeçare, çka kanë bërë fushatë për grupet që luftojnë dhunën kundër fëmijëve.
Legjislacioni ndryshon në të gjithë Evropën, me vendet që përcaktojnë mosha të ndryshme ligjore të pëlqimit:
Në Mbretërinë e Bashkuar mosha e pëlqimit seksual është 16 vjeç, por fëmijët nën moshën 13 vjeç kanë mbrojtje shtesë ligjore që deklarojnë se kurrë nuk mund të pajtohen me aktivitetin seksual.



