Tryeza për reformën zgjedhore/ Gjiknuri: Të parandalojmë financimin nga bota e krimit

Tryeza për reformën zgjedhore/ Gjiknuri: Të parandalojmë financimin nga bota e krimit

Në tryezën e konsultimit të  mbajtur nga Kuvendi dhe Prezenca e OSBE në vendin tonë për reformën zgjedhore, bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm, Damian Gjiknuri nënvizoi nevojën e pasjes së standardeve më të mira të ligjit.

 

Ai u shpreh se duhet balancë, transparencë dhe auditim i pavarur, për të parandaluar financimet e paligjshme nga bota e krimit. 

 

Sipas tij, ligji nuk do të udhëhiqet nga parimi që njëra forcë të dominojë tjetrën, do të jetë proporcional, me standardet më të mira, duke mos u kthyer një barrë e rëndë për partitë e vogla politike që mund ta kenë më të vështirë nga kërkesat që mund të bëhen nga ky ligj. 

 

Shëndeti financiar i partive, është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Sa më të konsoliduara partitë, aq më e konsoliduar demokracia. 

Duhet të gjejmë një balancë për transparencë, kontroll, auditim të pavarur dhe të parandalojmë fenomene që janë ndikime të paligjshme si financimet nga burime të papranueshme, qoftë nga bota e krimit, apo e interesat e biznesit të lidhura me pushtetin apo me fuqi të huaja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy