Omicron 5 ka një simptomë të re, godet natën

Omicron 5 ka një simptomë të re, godet natën

Nëse deri tek varianti Delta i Covid, humbja e shijes dhe nuhatjes ishte kambana e alarmit më e raportuar nga të infektuarit, tek Omicron dominonin shenjat e ftohjes së rëndë, dhimbjet e fytit dhe bllokimit të hundëve.

Por në këtë “familje” të Sars-CoV-2, e cila dominon aktualisht në gjithë botën, po shfaqet një simptomë e re.

Me përhapjen e rasteve të nënvariantit Omicron 5, BA.5 një simptomë e re i shtohet shenjave e të infeksionit. Shenja dalluese: godet natën.

Nëse ju ndodh të zgjoheni në një të bërë qull me djersë, këshilla është të dyshoni për infektim me Covid.

Sugjerimi i këtij elementi të ri jepet nga imunologu Luke O’Neill, profesor i biokimisë në Kolegjin Trinity në Dublin, Irlandë.

Një simptomë shtesë e BA.5 është djersitja e natës. A nuk është e çuditshme?

Kështu profesori për radion irlandeze, ‘NewsTalk’, çka bëri që deklarata e tij të përhapet me shpejtësi në mediat britanike.

Sëmundja është paksa e ndryshme sepse virusi ka ndryshuar. Ekziston një imunitet i caktuar, padyshim i lidhur me limfocitet T dhe kështu me radhë dhe kjo përzierje midis sistemit imunitar dhe viruseve të ndryshme mund të krijojë një imunitet paksa të ndryshëm.

Varianti BA.5 ka si karakteristikë të re, djersitjet e natës. Ajo që ka rëndësi është që nëse jeni të vaksinuar dhe keni bërë dozën përforcuese, nuk përparon në sëmundje të rëndë dhe këtë mesazh njerëzit duhet ta mbajnë parasysh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy