
Numërohen mbi 13500 ushtarë rusë të vrarë, qysh nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.
Një shifër e tillë u bë publike nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, duke nënvizuar se bilanci mund të jetë më i rëndë, por konfirmimi në terren është i vështirë.
Përveç humbjeve në njerëz, Ukraina, bën me dije se Rusia ka humbur 404 mjete me armatim të rëndë, 150 sisteme artilerie, 1279 tanke, 64 raketa shumëdrejtimëshe, 36 sisteme mbrojtjeje anti-ajrore, 81 avionë, 95 helikopterë, 3 njësi navale, 60 cisterna karburanti dhe 9 dronë.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një fjalim televiziv më 24 shkurt se në përgjigje të një kërkese të krerëve të republikave të Donbasit ai kishte marrë një vendim për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak për të mbrojtur njerëzit “që kanë vuajtur nga abuzimi dhe gjenocidi nga regjimi i Kievit për tetë vjet”.
Lideri rus deklaroi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës.



