
Gjermania dhe Izraeli kanë rënë dakord se Irani kurrë nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore, por ata kanë mendime të ndryshme për mënyrën se si ta arrijnë këtë synim.
Këto deklarata kanë ardhur pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrin Benjamin Netanjahu në një konferencë për mediat.
"Ne jemi shumë të bindur dhe i qëndrojmë mendimit së bashku me Izraelin se gjithçka duhet bërë për të parandaluar Iranin nga prodhimi i armëve bërthamore. Ku nuk jemi gjithmonë të bashkuar është rruga e ndjekur e këtij qëllimi", tha Merkel.
Ajo shtoi se prania ushtarake e Iranit në Siri dhe Liban ishte një kërcënim për Izraelin.
Merkel ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael ku do takohet me kryeministrin dhe presidentin.
Temat e duiskutimit janë lufta në Siri, Irani dhe konflikti me Palestinën.



