Musk: Nuk ka asnjë shans që Putin të humbasë luftën në Ukrainë

Musk: Nuk ka asnjë shans që Putin të humbasë luftën në Ukrainë

Gjatë një “hapësire” të organizuar në rrjetin e tij social X, në shoqërinë e senatorëve republikanë, miliarderi Elon Musk shprehu dyshimet e tij për një fitore të Ukrainës kundër Rusisë.

Pozicioni i Elon Musk për luftën në Ukrainë ka qenë gjithmonë i paqartë. Ndërsa miliarderi dërgoi disa satelitë Starlink në Kiev, duke lejuar trupat të hynin në internet, ai propozoi gjithashtu që vendi t’i dorëzonte territoret Rusisë për të arritur paqen.

Të hënën e 12 shkurtit, gjatë një “hapësire” të organizuar në rrjetin e tij social, CEO i Tesla dhe SpaceX iu përgjigj senatorit republikan të Wisconsin, Ron Johnson, i cili besonte se ata që panë Ukrainën të dilte fitimtare nga konflikti, “jetonin në një botë fantazie”.

Disa republikanë të tjerë të zgjedhur iu bashkuan bisedës, duke përfshirë Senatorin e Ohajos J.D. Vance dhe Senatorin e Utah, Mike Lee, të cilët kanë kundërshtuar prej kohësh ofrimin e ndihmës së mëtejshme për Ukrainën. Mes folësve ishte edhe ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy.

Ashtu si mysafirët e tij, Elon Musk foli kundër projektligjit të Senatit për të ofruar 60 miliardë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën.

“Ky shpenzim nuk e ndihmon Ukrainën. Zgjatja e luftës nuk i ndihmon ata,” këmbënguli ai.

Nuk është hera e parë që miliarderi mban një qëndrim për këtë temë. Edhe pse biznesmeni përdori disa satelitë Starlink për të ndihmuar Ukrainën në fillim të luftës, ai tani mban qëndrime më të diskutueshme për konfliktin.

Kohët e fundit, inteligjenca ukrainase, e akuzoi Elon Musk për dorëzimin e sistemit në Moskë, të cilin ai e mohon zyrtarisht, ashtu si Kremlini.

Në shtator, miliarderi pretendoi gjithashtu se kishte parandaluar një sulm ukrainas në një bazë detare ruse duke refuzuar kërkesën e Kievit për të aktivizuar aksesin në internet nëpërmjet Starlink në Detin e Zi, pranë Krimesë së aneksuar nga Moska.

Gjatë intervistës së tij të gjatë me gazetarin amerikan Tucker Carlon, presidenti rus shprehu admirimin e tij për miliarderin amerikan, të cilin e quajti “një person inteligjent”, “i shquar” dhe një “biznesmen i talentuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy