Një punonjës i burgut të Vlorës ka mbetur i asfiksuar dhe është dërguar në spital pas një zjarri të shkaktuar në IEVP-në e qytetit bregdetar. Zjarri është vënë nga disa të të burgosur të cilët më herët u përfshinë në një sherr të ashpër me njëri-tjetrin.



