<p>Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, thotë se forcës së saj politike po i bashkëngjitet në masë të konsiderueshme ajo kategori votuesish që njihet si elektorat gri. Në një lidhje me Skype me MCN Informacion, Merja tha se programi i PD “Pesë prioritete për 4 milionë shqiptarë” është pritur mirë nga qytetarët.</p> <blockquote> <p><em>Sondazhet janë takimet që bëjmë përditë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nuk na duhen sondazhe në bazë numerike. Ka entuziazëm në elektorat. </em></p> <p><em>Ilir Meta është në izolim politik. por kjo nuk na step. Na motivon të punojmë akoma më shumë. Po të shohësh njerëzit në terren e kupton pse jemi kaq të motivuar. Kur kjo i bëhet një ish-kryeministri, një ish-presidenti dhe ish-kryetari Parlamenti, çfarë mund t’u ndodhë qytetarëve të thjeshtë. </em></p> <p><em>Një pjesë e madhe e elektoratit gri po e gjen veten te programi ynë “Pesë prioritete për 4 milionë shqiptarë”. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/zRJ_r3q8AfY?si=eFJ_3Fxj7WY4EdfQ" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



