Dy fëmijë të mitur përdoreshin si lypës në Durrës, sistemohen nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve

Dy fëmijë të mitur përdoreshin si lypës në Durrës, sistemohen nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve

Dy të miturit që u fotografuan të zhveshur një ditë më parë në rrugë, pranë Gjykatës së Durrësit janë vendosur në Tiranë, në shtëpinë e gjyshes.

Shërbimi Social Durrës konfirmon për MCN Tv se shtetësja me iniciale D. S është nënë e tre fëmijëve dhe rasti i ka kaluar Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve në Tiranë, pasi familja, me kërkesë të nënës u vendos në shtëpinë e gjyshes në Tiranë. 

 Nëna e dy të miturve figuronte e regjistruar në Tiranë, ndërsa vinte në Durrës për të lypur.

Ajo ka treguar se ishin strehuar  në një shtëpi të braktisur pranë Gjykatës.

Sipas nënës, ndërsa kujdesej për vajzën e sëmurë, dy të vegjlit janë larguar dhe kanë dalë në rrugë.

Nëna jetonte e vetme me fëmijët, pasi babai kishte kohë që i kishte braktisur.

12:02h Fotografohen nga kalimtarët/ Dy fëmijë të mitur përdoren si lypës në Durrës

Dy fëmijë të zhveshur, jo më shumë se tre vjeçarë janë fotografuar pranë Gjykatës së Rrethit Durrës. 

Sipas dëshmitarëve, kontaktuar nga korrespondentja e MCN tv, ata përdoren nga familjarët e tyre për të lypur.

Një kalimtar i rastit, i ka larguar nga rruga dhe i ka spostuar në trotuar të vegjlit.

Ndërsa në foto duket qartë edhe një furgon policie.

Në këtë zonë, gjendet edhe gjykata, ndaj prania e efektivëve të policisë është e përhershme, por asnjëri prej tyre nuk ndërhyri.

Ky është rasti më i fundit i bërë mediatik, por rastet e shfrytëzimit të fëmijëve për fat të keq mungojnë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia apo Shërbimi Social Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy