Emërimet e reja në BE, Çika: Kallas ka baza të thella europianiste. BE do rikthejë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor (VIDEO)

Emërimet e reja në BE, Çika: Kallas ka baza të thella europianiste. BE do rikthejë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor (VIDEO)

Në një lidhje me skype, Emilio Çika, studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, foli në një lidhje skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, mbi emërimin e figurave të reja që do drejtojnë institucionet e BE-së. I pyetur se si e sheh figurën e Kaja Kallas si zëvendësuese të Borrell-it, Çika tha në përzgjedhje i është mëshuar edhe simbolikisht faktit që treshja e re që do drejtojë BE-në të ketë baza të thella europianiste. Megjithatë ai shton se politika e jashtme e BE-së, nuk është çështje individësh, por institucionale.  

Drupal Ad

 

 

 

"Zgjedhjet parlamentare të BE, sollën një rikonfigurim të ri politik brenda BE, brenda PE, dhe solli nevojën për përzgjedhjen e figurave qendrore politike të BE që në fund do kërkojnë edhe aprovimin nga PE, që ka fjalën e fundit për emërimin e tyre. Nuk besoj se do ketë surpriza, sepse ajo që çoi në përzgjedhjen e tre emrave për drejtimin e tre institucionet kryesore, Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe për atë që do jetë drejtuesja e diplomacisë europiane, ka ardhur pas disa raundesh negociatash mes grupimeve të partive kryesore në PE. Ka pasur disa përfaqësues nga partitë dominuese, kryesisht ato popullore, partitë e majta, liberale, dhe të gjelbërit. Është mëshuar që treshja që do drejtojë BE-në, të jetë një treshe me baza të thella europianiste. Është simbolike do thoja, ku znj.Kallas, është përzgjedhur si një figurë me qëndrime të forta europianiste dhe kundër ekspansionit rus.  Një nga sfidat kryesore të BE është lufta në Ukrainë. Politika e jashtme e BE s’është çështje individuale, dhe përkthehet me qëndrimet e institucioneve të BE. Nuk varet politika europiane te personi, por janë qëndrime kolegjiale që i shkojnë për shtat politikës së jashtme të BE, interesave dhe përparësive që jep BE. Jepen mesazhe simbolike nga BE me zgjedhjen e Kaja Kallas. Por vendimmarrja e BE s’është çështje individësh. Ata s’janë më përfaqësues të shteteve të tyre, por të BE-së”.

Ndër të tjera, Çika thotë se tashmë pritet të ketë një rikthim të vëmendjes së BE-së te Ballkani Perëndimor, pas ngjarjeve të viteve të fundit, si lufta në Ukrainë.

"Përveç simbolikave, tashmë Ballkani Perëndimor për arsye të zhvillimeve të rëndësishme ndërkombëtare, si lufta në Ukrainë, vëmendja e BE është e rikthyer në Ballkanin Perëndimor. Pas inicimit të luftës në Ukrainë dhe rrjedhojat gjeostrategjike dhe ndikimit të të tretëve në rajonin tonë, sigurisht BE ka rikthyer interesin në rajonin tonë dhe në vendet që kanë afërsi strategjike me Federatën Ruse. Edhe pse ka një rritje të ekstremit të djathtë në Europë, është i përqendruar në dy koalicione të mëdha, që vijnë si një forcë e dytë brenda PE-së, edhe pse deri tani s’kanë një strategji bashkimi. Në vendimmarrje, do shohim që qëndrimet e këtyre partive, nëse do kenë qëndrime të unifikuara, do arrijnë të jenë ndoshta edhe bllokuese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy