“Protesta më radikale deri në grevë urie”/ Boçi, thirrje partive të vogla për një front të përbashkët (VIDEO)

“Protesta më radikale deri në grevë urie”/ Boçi, thirrje partive të vogla për një front të përbashkët (VIDEO)

Deputeti i PD Luçiano Boçi duke folur në Mcn Live theksoi se tryeza opozitare ia arriti qëllimit dhe në fund doli me një konkludim, krijimin e një fronti opozitar në raport me keqqeverisjen. 

Boçi vuri në dukje se duhet të përputhen flamujt politikë me flamurin kombëtar, duke u bërë thirrje partive të vogla që të bashkohen në një front të përbashkët politik. 

 

 “Po tryeza opozitare ia arriti qëllimit. Fakti që pati shumë debat dhe dëshirë për të folur tregon që ishte një tryezë e dëshiruar, dhe në fund ka një konkludim: Krijimin e një fronti opozitar në raport me qeverisjen. Jo thjesht një front politik, por një front më të gjerë që përfshin shoqërinë. Këtë fokus kishte tryeza, sa më shumë përfaqësues nga shoqëria civile, që të dalë përtej kalendave të politikës. Ishte me qëllim të finalizuar sepse pati debat. Ka disa gjëra që kanë etapat, fazat e tyre, por ta ndërtojmë, sepse disa duan ta demolojnë pa e ndërtuar, dhe kjo më shqetëson. Suksesi ishte që qe përtej partive politike, shkoi te zemra e shoqërisë. Kjo duhet të vazhdojë në formate politike, jo politike, të miksuara, me ekspertë.

 

Nuk kapërcehen zëniet midis partive të vogla, apo mes partive të vogla dhe PD-së. PD është sjellë si xhentëllmen me aleatët, kur s’i ka absorbuar, si PS-ja. PD-ja është treguar luajale duke respektuar çdo pikë të marrëveshjes. Identitetin e tyre e mbajnë duke patur akses në vendimmarrje të rëndësishme si Reforma Territoriale apo Zgjedhore. Ne duhet të jemi në një front, jo vetëm për faktin që Rama është në pikën më të ulët, jo është keqqeverisje. Duhet të përputhim flamujt politikë me flamurin kombëtar”. 

 

Boçi tha se protestat do vijnë duke qenë më kërkuese dhe radikale dhe grupi parlamentar demokrat mund të shkojë deri në grevë urie. 

 

“Frekuenca e protestave duhet të ketë evolucion në mënyrën si interpretohet, në mënyrën si shfaqet, duhet të jetë më kërkuese dhe më radikale në mënyrën si zhvillohet dhe performohet, për të arritur te një protestë e qëndrueshme, e koordinuar me atë pjesë që bën grupi parlamentar brenda Parlamentit, që ka shprehur gatishmëri qoftë për ngujim, qoftë për grevë urie. Protesta e datës 24 duhet të jetë e ndryshme nga ajo e parazhvilluar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy