Analisti Mentor Kikia, nuk e sheh lajmin tek akuzat e një dite më parë të Sali Berishës për SPAK, por tek shkuarja e tij në prokurori.
Duke folur për MCN Live, ai nënvizoi faktin se me shkuarjen e ish-Kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme, frika e drejtësisë para politikanëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë ka rënë.
Lajmi nuk ishte se për çfarë e pyetën prokurorët dhe çfarë u përgjigj ai, por fakti që Berisha shkoi në prokurori.
Niveli i politikës shqiptare dhe zyrtarëve shqiptarë ishte bërë i paprekshëm nga drejtësia.
Shumica e njerëzve që e mbështesin zotin Berisha çdo pasdite në ato tubime, kundërshtojnë faktin që zoti Berisha është mbyllur në atë masë sigurie.
Prej kohësh ky nivel i lartë gjyqtarësh, as nuk e perceptonin se mund të shkonin në dyert e drejtësisë, me apo pa faj për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Berisha urdhëroi vartësit e tij që të mos i përgjigjen Prokurorisë, teksa prokuroria kërkonte zinxhirin komandues të Gardës që t’i merrte në pyetje.
Për të mbërritur deri këtu që vajtja e Berishës në prokurori ishte gati e paimagjinueshme dhe ai refuzoi tre herë ftesën zyrtare.
Frika e drejtësisë përpara politikanëve të këtij niveli ka rënë. Tashmë mbetet se kush do vijnë ministra, ish-ministra, kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë dalin.
Tani pritet vetëm tapeti i kuq. Vajtja e Berishës e mbylli këtë cikël. Lajmi i ditës dje ishte që Berisha u fut në prokurori.
Për akuzat ndaj prokurorisë, Kikia i cilësoi si të paprecedenta ato të bëra nga Sali Berisha, duke kujtuar 21 Janarin dhe gjuhën e përdorur prej tij ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe kreut të shtetit Bamir Topi.
Edhe pas marrjes së tij nën hetim, gjuha e përdorur prej tij ka qenë e paprecendetë, për një zyrtar të këtij niveli.
Duke qenë se të gjithë sytë për të bërë drejtësi i kemi të drejtuar nga një strukturë e vetme si SPAK, ku në fund të fundit janë vetëm 13 njerëz, që kanë familje dhe njerëzit e tyre, kanë fëmijët që shkojnë në shkolla, nuk i bënë të mbinatyrshëm.
I vetmi institucion që përgjigjet për të luftuar korrupsionin është SPAK, dhe nëse dikush kapet në flagrancë duke bërë korrupsion, ne sërish i drejtojmë sytë te SPAK.
Por SPAK është e fundit e zinxhirit të një sërë institucionesh që luftojnë kundër korrupsionit.
Nëse një ministër vjedh dhe bën korrupsion, çfarë interesi ka ta çosh në burg, ta mbash dhe me bukë.
Duhet që strukturat e tjera të ndërhyjnë pa shkuar puna te SPAK.
Për inceneratorët, do të duhet që institucionet të kalojnë në monitorim me licencat që jepen për këto koncensione.
Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe pasi media foli, ndërhyri drejtësia dhe shpalli në kërkim disa njerëz.
Shteti ka disa mekanizma që duhet të veprojnë.



