Tjetër deputet i PS del në krah të Tahirit dhe "shpërthen" kundra LSI: 18 qershori do të jetë prova më e mirë për të vegjlit e mëdhenj

Tjetër deputet i PS del në krah të Tahirit dhe "shpërthen" kundra LSI: 18 qershori do të jetë prova më e mirë për të vegjlit e mëdhenj

Nuk ka qetësi brenda kooalicionit qeverisës, pasi një tjetër zë nga Partia Socialiste i ka kthyer përgjigje akuzave nga ana e LSI. Piro Lutaj ka ‘shpërthyer’ kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas ministrit në ikje, Saimir Tahirit.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook" Lutaj  i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ LSI-së, aleate e koalicionit qeverisës, duke i dalë në mbrojte Tahirit me qëndrimin e tij, ndërsa thekson se 18 qershori do të jetë prova më e mirë për të “vegjlit e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’”. Nga ana tjetër ai paralajmëroi një fushatë zgjedhore të ashpër.

“Të dashur miq e kolegë! Na duhet shumë punë e përkushtim për 18 Qershorin, të tjerat venë dhe vijnë! Fushata do të ketë shumë e ashpër! Kjo do të jetë prova më e mirë, për të vegjlit ‘e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’. Kështu e kuptoj unë këtë postim të Saimirit!”, citohet në statusin e Lutajt në ‘FB’.

Po sot, Tahiri i ka quajtur hiena aleatët e Ramës në qeveri dhe të gjithë ata që kanë dalë nga oborri i PS dhe ju kujton se përgjigjen e kanë marrë në 3 vjet e gjysmë punë, por edhe në 18 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy