Akuza e korrupsionit zgjedhor/ GJKKO kalon për gjykim çështjen për Fredi Belerin

Akuza e korrupsionit zgjedhor/ GJKKO kalon për gjykim çështjen për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dërguar përfundimisht për gjykim dosjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje të votave në procesin zgjedhor të 14 majit 2023 në Himarë. 

GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen për Fredi Belerin, për veprën penale 'Korrupsion aktiv në zgjedhje'.

Megjithatë, sipas avokatit të këtij të fundit, klienti i tij po mbahet në burg politikisht. 

Fredi Beleri u ndalua nga autoritetet shqiptare me dyshimin për mashtrim votash, të cilin ai e ka mohuar.

Ndërkaq ai ka paraqitur në Gjykatën e Lartë dy rekurse të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy