
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi ka deklaron se ka zhvilluar këto ditë bisedime konfidenciale me bashkëdrejtuesin, Oerd Bylykbashi. Sipas tij, nuk është diskutuar ndryshimi i sistemit zgjedhor. Çuçi tha se kjo nuk mund të vijë përderisa nuk ka një kërkesë nga dy partitë më të mëdha.



