Soko: Inflacioni, goditje nga jashtë. Duhet bërë politikë fiskale

Soko: Inflacioni, goditje nga jashtë. Duhet bërë politikë fiskale

Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se inflacioni në rrjedhën e vetë normale vetëgjenerohet nga ekonomia, kur motori i ekonomisë fillon të punojë fort dhe rritja ekonomike sjell rritje pagash, rritje çmimesh dhe rritje ekonomike.

Duke folur për emisionin MCN Economy, ai e cilësoi si një proces zinxhir që kulmon në një moment të caktuar dhe nxehet zinxhiri dhe aty ndërhyn Banka Qendrore e vendosur me shpatulla pas muri dhe rrit normën e interesit.

Sipas saj, situata aktuale dhe ky model nuk është modeli klasik i inflacionit i cili do të kërkonte një zgjidhje klasike, si rritja e normës së interesit.

Sot ne kemi një situatë të jashtëzakonshme që vjen si pasojë e një krize jo ekonomike që ka ndodhur në një vend siç është lufta në Ukrainë që ka ndikuar në zinxhirin e prodhimit.

Rritja e normës së interesit në këtë situatë nuk është se zgjidh gjë. Rritja e normës së interesit në vetvete nuk shërben për të luftuar këtë lloj inflacioni, por duke qenë se vijmë rishtaz nga një periudhë me norma interesi shumë të ulëta, kemi inflacion si pasojë e ofertës monetare para luftës në Ukrainë dhe pas luftës në Ukrainë.

Duhet të shohim sa jemi ndikuar nga oferta para luftës dhe pas luftës në Ukrainë.

Ne nuk kemi pasur oferta të mëdha, paraja nuk është hedhur lumë si në Amerikë ku për çdo familje u dha 1 mijë dollarë.  Në 99% të tij inflacioni vjen si pasojë e luftës në Ukrainë. Kemi goditje nga jashtë.

Mënyra se si zgjidhen këto goditje nga jashtë nuk vijnë nëpërmjet mënyrës tradicionale. Me normën e interesit nuk zgjidh gjë, duhet bërë politikë fiskale në krahun e shpenzimeve dhe të ardhurave.

Unë jam në krahun e të ardhurave. Ndërhyrja që do bënte punë në Shqipëri është politika fiskale. Nëse kemi ngërç ekonomik dhe bllokim të konsumit, si mund ta lubrifikojmë këtë motor të ngecur për shkak të kostove të mëdha.  

Vendet e rajonit kanë qenë të orientuara drejt një rregullimi. Ka ndërhyrë në mallrat e akcizës Maqedonia, ka ulur akcizën e naftës dhe Kosova. Se ky inflacion vjen në 99% të tij si pasojë e luftës në Ukrainë.

Sipas tij, trendi i rritjes së çmimeve, vjen prej varësisë së madhe nga importi, zë gati 70% të gjithë tregtisë së jashtme gati dy herë më i lartë se eksportet tona.

Soko deklaroi se varësia nga vitet ’90-të deri sot është rritur vit pas viti, dhe jemi të ekspozuar ndaj inflacionit të importuar.

E vetmja mënyrë se si ndërhyhet në këtë format inflacioni është politika fiskale duke stimuluar konsumit. Kemi rritje të konsumit në vlerë, por ulje në sasi dhe konsumi në vetvete përbëhet në sasi.

Ose ha një bukë, ose nuk e ha. Nuk mund të thuash ha 120 lekë bukë, vlera e kuantifikon nga pikëpamja monetare. Rënia e konsumit është evidente në sasi, duhet ndërhyrë me politikë fiskale, të paktën në nivelin e taksimit të konsumit.  

Në këto kushte ku jemi, kemi krizë të çmimeve të importit të energjisë, nuk është se ka rritje në prodhimin vendas. Te importi ka ndikuar se ka mungesë të energjisë, për shkak të gazit që vjen nga Ukraina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy