
Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë një takimi me gazetarët foli për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024. Sipas Dumani kësaj radhe risi ishte krimi zgjedhor. Dumani vë në dukje se SPAK ka qenë i fokusuar te krimi zgjedhor që prej muajit mars. Sipas tij strategjia ka pasur efekt parandalues, ku pjesë ka qenë edhe KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Ai tha ndër të tjera se për 39 raste të krimeve zgjedhore vijojnë hetimet, ndërkohë që për 43 të tjera ka vendime për mosfillim hetimesh. Dumani pohon se shumë prej kallëzimeve lidhen me të ashtuquajturin “asfalt elektoral” dhe të gjitha janë verifikuar. Po ashtu kallëzime ka pasur edhe për punësime të paligjshme dhe përdorimin e administratës publike, tha ai. Dumani u shpreh se kallëzimet për shit-blerje vote nuk kanë patur të dhëna shtesë që krijonin indicie për hetime të thelluara.
193 materiale
56 materiale Policia
1 material SHKB
80 nga shtetas të ndryshëm
10 të nisura kryesisht
5 materiale nga rrethet
6 materiale nga persona juridik



