Nishani uron 104-vjetorin e Ushtrisë Kombëtare: Nderim për gjithçka bënë heronjtë e vërtetë

Nishani uron 104-vjetorin e Ushtrisë Kombëtare: Nderim për gjithçka bënë heronjtë e vërtetë

Presidenti Nishani uroi 104-vjetorin e formimit të Ushtrisë Kombëtare. “Pas 28 Nëntorit të lavdishëm, ditës së shpalljes së Pavarësisë, 4 Dhjetori 1912 është data që shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, krijimin e Ushtrisë Kombëtare. Edhe pse jo e institucionalizuar, qëndresa ushtarake e shqiptarëve nuk ka qenë kurrë zero. Me aq mundësi ushtarake sa kemi pasur, kemi siguruar mbijetesën dhe integritetin kombëtar”, u shpreh Nishani.

“Shqipëria ka sot një ushtri profesioniste, që forcohet dita-ditës, duke pasur synime të qarta për përsosjen dhe modernizimin e saj. Sot, forcat tona të armatosura kanë historinë e vet. Kanë martirët dhe dëshmorët e vet. Nderim përjetë kontributit dhe sakrificës së tyre! 4 Dhjetori, për të gjithë ushtarakët dhe për të gjithë popullin është një ditë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e vërtetë, duke hapur rrugën e krijimit të ushtrisë moderne të Shqipërisë që sot renditet në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake e më të suksesshme të të gjitha kohërave, atë të Atlantikut të Veriut”, shtoi Nishani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy