Nxori në pritë shokun e fëmijërisë, 21 vite burg për Mikel Aliaj

Nxori në pritë shokun e fëmijërisë, 21 vite burg për Mikel Aliaj

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin  Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi më 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.

42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Alinë me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit.

Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i dënuar për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonik e pamjeve filmike.

Sipas dosjes Hetimore, 42-vjeçari Alia i kishte kërkuar shokut të fëmijërisë ta ndihmonte për të vjedhur një sasi kanabisi në zonën malore të Mirditës, ku ndodhi krimi.

Ekzekutorët ndërkohë besohet se ishin dy persona të tjerë, që mbeten ende të paidentifikuar. Për të mbërritur tek ta, prokuroria e Lezhës i kërkoi 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësirave.

Por ai në vazhdimësi ka mohuar çdo lidhje me vrasjen duke u deklaruar i pafajshëm.

Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit, ndërsa ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy