
Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se Erion Veliaj është i vetmi kryebashkiak i rikonfirmuar si kandidat për zgjedhjet lokale nga kryeministri Rama, ndërkohë që drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Kalemaj vuri në dukje se partitë e gjelbra në Evropë i konsiderojnë inceneratorët si të papajtueshëm me mjedisin.
Sikundër opozita flet me të njëjtën terminologji për çdo çështje, ashtu edhe mazhoranca flet me të njëjtën terminologji për çdo çështje. Evropa përdor tre R e famshme, riciklo, redukto, ripërdoro. Isha me anëtarë të partive të gjelbra, që janë të majta, ata e quanin diçka fare të palejueshme që ne të mendojmë për inceneratorët. Më thanë si po trajtohet kjo çështje në Shqipëri, i thashë që po trajtohet për korrupsion. Është mega-aferë korruptive sepse është një ish-ministër z.Koka, një sekretar i përgjithshëm, që ka qenë edhe deputet i PS, Alqi Bllako, që janë pas hekurave. Janë një sërë zyrtarë të lartë, kryebashkiakë dhe ministra që kanë lidhje me këta persona Klodian Mërtirin. Janë bërë 17 procedura brenda ditës që nuk ndodh në asnjë vend tjetër dhe vazhdojnë jepen 85 mijë euro për këto persona në kërkim. Këto inceneratorë janë fantazëm sepse ose nuk funksionojnë ose nuk funksionojnë. Kemi të bëjmë me një sërë veprash penale që kanë rënduar taksapaguesit shqiptar dhe prandaj po heton drejtësia”.
Lidhur me ngarkesat e kokainës në Portin e Durrësit, Kalemaj tha:
Ka një devizë sa i përket këtyre rasteve, ndiq paranë. Duke ndjekur paranë mund të kuptosh çfarë ndodh. Është dramatike sepse po vijnë ngarkesa pas ngarkesash me drogë. Kjo është çështje politike jo e kriminalitetit ose kronikës së zezë”.
Sa i takon rikonfirmimit të Veliajt si kandidat për një mandat të tretë në bashkinë e Tiranës, Kalemaj u shpreh:
Kur themi që nuk ekziston inceneratori, i Tiranës nuk ekziston. Fakti që z.Rama të vetmit kryebashkiak të konfirmuar deri tani, është vetëm z.Veliaj. Z.Veliaj ka tejkaluar Këshillin Bashkiak, ka kryer bashkë me qeverinë ato 17 procedura që kanë bërë që inceneratori të marrë jetë. Të rikonfirmohet i vetmi kryetar bashkie pa thënë fjalën e fundit e drejtësia, është mungesë e integritetit politik”.
Kalemaj tha se projekti i Portit Turistik të Durrësit ka mungesë transparence dhe do të ketë kosto të jashtëzakonshme nga prishja e portit aktual tregtar.
Firma e konsulencës duhet të ishte marrë në fillim dhe jo në fund të procesit. Kam rezervat e mia që vetëm 3,2 për qind disponon kapital kompania dhe pjesën tjetër do ta gjenerojë përmes shitjes së apartamenteve. Është një qytetet që po bëhet aty për të gjeneruar para, 60 për qind janë sekret dhe mund të jetë siç thotë Berisha, të jetë Rama Alabbar dhe ne nuk e dimë. Frika më e madhe është prishja e portit ekzistues. Duke ndenjur pa port, kostot e jashtëzakonshme që do rritet. Ne humbasim portin. Nëse realizohen janë 800 mijë metra katror që i jepen ndërtuesit falas nga shteti. Ka mungesë transparence në procedurat dhe e ka kundërshtuar BE, njësoj si me amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta.



