Mbërrijnë 375 mijë doza Pfizer nga BE në vendin tonë

Mbërrijnë 375 mijë doza Pfizer nga BE në vendin tonë

Në vendin tonë kanë mbërritur 375,000 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bwrw me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shprehet se përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e Bashkimit Evropian ishte e pakursyer.

Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në ISHP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë.

Donacioni i vaksinave i cili mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë u mundësua nga Portugalia, ndërsa BE ka dhuruar gjithsej për Shqipërinë më shumë se 510 mijë vaksina.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy